- info@eaglebiotech.al
0
Home » Rreth Nesh
Misioni ynë është të përmirësojmë shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacientëve, nëpërmjet kërkimit dhe zhvillimit dhe produkteve inovative dhe të profilit të lartë.
Ne besojmë se është thelbësore të ofrojmë zgjidhje shkencore dhe njëkohësisht të zhvillojmë inovacione farmaceutike dhe terapeutike për të ardhmen. Ne veprojmë me pasion dhe përkushtim, kemi guximin të vendosim dhe të veprojmë, dhe besojmë se e punuara me përgjegjësi dhe qëndrueshmëri ndihmon për të krijuar një botë më të mirë.
Ky besim frymëzon punën tonë çdo ditë. Ne jemi të përkushtuar të zhvillojmë biznesin tonë me rigorozitet shkencor, etikë dhe integritet të padiskutueshëm dhe të garantojmë akses në inovacionet farmaceutike dhe bioteknologjike për të gjithë pacientët, mjekët dhe personelin e kujdesit shëndetësor. Ne e bëjmë këtë sot për të ndërtuar një të nesërme më të mirë.
Ne kujdesemi për bashkëpunëtorët, pacientët dhe konsumatorët, respektimi i parimeve më të larta etike është baza e të gjitha veprimeve tona dhe vendimet tona janë të orientuara nga një këndvështrim afatgjatë. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të kompanisë, për të mbrojtur mjedisin dhe komunitetet në të cilat operojmë.
Secili prej nesh është përgjegjës për arritjen e qëllimeve tona dhe të ekipit. Ne jemi të vendosur të japim më të mirën nga vetja në të gjitha rrethanat, me shpejtësi, vendosmëri dhe transparencë. Ne ndjekim përsosmërinë, duke kërkuar vazhdimisht arritje ambicioze. I përballojmë sfidat me vendosmëri dhe qëndrueshmëri.
Ne inkurajojmë zhvillimin dhe testimin e zgjidhjeve të reja efektive dhe konkrete. Ne sfidojmë status quo-në. Ne menaxhojmë kompleksitetin dhe kërkesat e një bote gjithnjë në ndryshim. Ne marrim përgjegjësinë për zgjedhje të guximshme për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë. Ne mësojmë nga gabimet tona dhe ndjekim përmirësimin e vazhdueshëm.
Ne jemi pozitivë, të motivuar dhe të hapur ndaj ideve, stileve dhe perspektivave të reja. Ne promovojmë bashkëpunimin brenda grupit. Ne vlerësojmë aftësitë dhe shpërblejmë arritjet. Ne ndajmë dhe festojmë sukseset e kompanisë sonë dhe të njerëzve tanë.
Copyright © 2022. All rights reserved.