Event News

Vitaminat dhe rëndësia e tyre!

Vitaminat dhe rëndësia e tyre!

Vitaminat janë disa përbërës natyralë prezent në pothuajse të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasira të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit, përfshirë rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.

Shkencëtari polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) përdori për herë të parë termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij të disa përbërësve thelbësorë në ushqime që janë themelore në mirëmbajtjen e shëndetit. Fjala ‘vitamin’ vjen nga fjala latine “Vita”(jetë) dhe termi biokimik amine (përbërësit nitrogjenikë). Por jo të gjitha vitaminat përmbajnë nitrogjen.

Trupi ynë përdor vitaminat çdo ditë gjatë proçeseve biokimike normale jetësore. Marrja e vitaminave nga ushqimet, ndihmon në lëshimin e energjisë nga trupi ynë dhe në proçeset e rritjes dhe rigjenerimit të indeve.

Vitaminat jane klasifikuar ne Vitamina A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.

Vitaminat e grupit B perfshijne: Thiamina (B1), Riboflavin (B2), Niacine (B3), Acid Pantothenic (B5), Pyridoxina (B6), 

Vitaminat janë të ndara në dy grupe: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë.

Të tretshme në ujë (vitamina C dhe B komplex) janë lehtësisht të absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mund të ruajë apo të akumulojë vitaminat e tretshme në ujë kështu që marrja e tyre ditore është e domosdoshme për të plotësuar nevojat. Vitamina B12 bën përjashtim nga ky rregull. Nqs marrja e saj ka qënë e menjëhershme mëlçia mund ta ruajë atë për disa muaj.

Vitaminat e tretshme në yndyrna (A, D, E dhe K) mund të ruhen në mëlci për një kohë të gjatë kështu që marja e tyre per nje kohe te gjate mund te shkaktoje akumulim.

Ne disa raste vitaminat mund te sintetizohen nga trupi I njeriut

Vitamina K është prodhuar nga disa bakterie të pranishme në organizmin e njeriut (mikroflora). Fëmijët e porsalindur nuk e kanë këtë lloj bakterie prandaj ato kërkojnë marrjen e vitaminës K derisa kjo bakterie të fillojë të rritet.

Gjithashtu, vitamina D dhe niacina B3 mund të prodhohen nga organizmi, por në sasira të vogla. Kështu që sërish lind nevoja e marrjes së tyre nga rrugë të jashtme.

Vitaminat ndihmojnë në konvertimin e ushqimeve në energji të cilën trupi e ka të nevojshme për të qëndruar ngrohtë, aktiv dhe i shëndetshëm. Kështu që njerëzit që marrin një dietë të pabalancuar mundet të vuajnë nga lodhja dhe infeksione të shpeshta virale dhe bakteriale prandaj marrja e vitaminave dhe elementëve të tjerë mundet të ndihmojë në ruajtjen e energjisë së nevojshme.

Vitaminat nuk kanë vlera kalorike dhe nuk janë burim enegjie, sidoqofte vitaminat ndihmojnë trupin të perdori ose të lëshojë enegjinë prezente në ushqime. Disa vitamina mundet të kenë një mbulese sheqeri e cila mund të japi 1calori ose maksimum 2

Kur rekomandohet marrja e vitaminave? 

Krahas dietës së shëndetshme e cila rekomandohet për çdo grup-moshe, janë disa stade të jetës gjatë të cilave mjeku rekomandon që të shtohet sasia e vitaminave që merren nga goja:

  • Për adultët mbi 50 vjeç, rekomandohet marrja e vitaminës B12, ose të shtohen në dietë produkte ushqimore që kanë në përmbajtje të tyre vitaminën B12.
  • Për adultët ose personat që kanë një lëkurë të errët dhe nuk marrin as minimalisht 15 minuta rreze dielli në ditë, duhet të marrin vitaminën D ose të shtojnë në dietën e tyre produkte ushqimore që kanë në përmbajtje të tyre vitaminën D.
  • Për gratë shtatëzëna ose që planifikojnë të kenë fëmijë së shpëjti, këshillohet që të marrin acid folik.

Kërkimet provojnë se acidi folik është veçanërisht i domosdoshëm për fetusin gjatë 30-60 ditëve pas fekondimit. Ai pakëson riskun e dëmtimeve të lindjes përfshi spina bifida dhe anencephali. Madje që të parandalohen këto dëmtime, ekspertët rekomandojnë marrjen e nutritientëve të paktën tre muaj përpara fekondimit. Gratë shtatzëna dhe fëmija i tyre janë veçanërisht të riskuar nga përdorimi i ushqimeve vegjetariane (pa mish, vezë, qumësht).

Studimet kanë treguar se të dy, nëna dhe fëmija, shpesh vuajnë nga anemia dhe mosrritja e kockave si defiçencë e vitaminës B12 që nuk e kanë marrë gjatë shtatzënisë.

Përdorimi i disa medikamenteve mund të prishë balancën vitaminike në organizëm duke ndryshuar mundësinë e absorbimit, përdorimit apo ruajtjes së vitaminave. P.sh. kontraceptivët oralë reduktojnë acidin folik , neomicina dhe kolestiramina prekin vitaminën B12, metformina con ne mosperthithjen e vitamise B etj…

Keshillohuni me mjekun dhe farmacistin Tuaj per perdorimin e Vitaminave

 

Na kontaktoni për të kërkuar më shumë informacione

Na kontaktoni tani. Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo informacion dhe për një kuotë të personalizuar.