Categories
News

SI TE SHMANGIM DEPRESIONIN

Depresioni ndikon në mënyrën se si njerëzit mendojnë, ndihen dhe veprojnë. Ai gjithashtu ka ndikim në shëndetin
fizik dhe në aspektet e tjera të jetës. Trajtimet mjeksore dhe psikologjike mund të ndihmojnë në përmirësimin e
depresionit Por çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë që në fillim? Nuk ka një përgjigje të qartë, por shumica e
ekspertëve mendojnë se depresioni nuk mund të parandalohet plotësisht.
Shumica e faktorëve që rrisin gjasat për të zhvilluar depresion janë jashtë kontrollit tuaj, të tilla si genoma,
mediatorët kimikë në sistemin nervor dhe ambienti ku jetoni. Për shumë njerëz, depresioni fillon pas një ndryshimi
të madh në jetë ose pas një traume. Ai gjithashtu mund të shperthejë nëse keni një problem tjetër madhor
shëndetësor, si kancer, diabet, hipertension apo sëmundje nervore. Edhe pse nuk mund të mbroheni plotësisht nga
këta faktorë, mund të ndryshoni qasjen ndaj stresit dhe, nëse keni tashmë depresion, mund të parandaloni
përkeqësimin e tij.
Studimet kanë identifikuar disa faktorë që ndihmojnë në mbrojtjen kundër depresionit dhe ndihmojnë për
shmangien e tij. Këta faktorë përfshijnë:
Menaxhimi i stresit
Depresioni lidhet shpesh me ndikimet destabilizuese të ngjarjeve traumatikë të jetës. Ndërsa kjo mund të ndodhë që
në fëmijëri, depresioni mund të shfaqet në çdo moment të jetës. Puna me femijët për të menaxhuar stresin mund të
ndihmojnë në parandalimin e depresionit dhe ankthit.
Mbrojtja ndaj episodëve të përsëritura
Depresioni mund të përsëritet dhe të shkaktojë frikë dhe dëshpërim. Por, duke kuptuar më mirë arsyet që e
shkaktojnë atë, individi mund të mësojë si të shmangë një episod tjetër depresiv. Mbështetja dhe ndërhyrjet e
mëparshme mund të jenë të dobishme në parandalimin e këtyre episodeve.
Jetesa e shëndetshme
Ushqimi dhe aktiviteti fizik kanë ndikim të madh në shëndetin mendor, duke përfshirë dhe parandalimin e
depresionit.
Ushqimi
Dieta Mesdhetare, që përfshin drithëra të plota, vaj ulliri, perime dhe peshk, ka treguar se redukton me 32% rrezikun
e depresionit. Ushqimet e pasura me antioksidantë dhe dieta të pasura me omega-3 gjithashtu kanë treguar ndikim
të dobishëm për shëndetin mendor. Përkundrazi, dieta perëndimore e pasur me mish të kuq dhe ushqime të
përpunuara është lidhur me një rrezik më të lartë për depresion.
Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike rrisin nivelet e endorfinave, të cilat rregullojnë humorin, dhe përmirësojne gjëndjen mendore.
Ushtrimet aerobike me intensitet të ulët për 30-35 minuta, disa herë në javë, janë të efektshme për rregullimin e
humorit dhe gjithashtu mund të rrisin tolerancën ndaj medikamenteve antidepresive si SSRI-të.

Perdorni NanoBrain

Përfundim
Parandalimi i depresionit lidhet ngushtë me një stil jete të shëndetshëm, mbajtjen e lidhjeve sociale dhe kujdesin
ndaj vetes. Kujto: është normale të kërkosh mbështetje kur ndihesh i mbingarkuar – nuk je vetëm, dhe kujdesi për
shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik.

Categories
News

Si të menaxhojmë stresin

 

Stresi është një reagim normal i trupit dhe mendjes ndaj sfidave të përditshme. Ai mund të shfaqet në forma të
ndryshme: nga tensioni i punës, problemet financiare, shqetësimet shëndetësore apo edhe nga marrëdhëniet
personale. Nëse është i përkohshëm, stresi mund të na motivojë të përballemi me situata të vështira. Por, kur bëhet
i vazhdueshëm, ai ndikon negativisht si në trup, ashtu edhe në mendje. Prandaj, është thelbësore të mësojmë
mënyra të shëndetshme për ta menaxhuar.
1. Kuptimi i stresit
Para se të mendojmë si ta luftojmë, duhet të kuptojmë se çfarë e shkakton.
Çdo njeri ka burime të ndryshme stresi – për dikë është puna, për dikë problemet familjare, për të tjerë mungesa e
kohës për veten, etj. Njohja e këtyre faktorëve është hapi i parë drejt menaxhimit.
2. Kujdesi për trupin
Trupi i shëndetshëm përballon më mirë presionin mendor.
Mbajtja e një regjimi të rregullt gjumi, Gjumi i mjaftueshëm: 7–8 orë gjumë cilësor forcon sistemin nervor.
Ushqimi i balancuar: shmangni tepricat e kafesë, sheqernave dhe ushqimeve të përpunuara. zakonet e ushqyerjes
dhe kohës për relaksim ndihmon trupin të përballet më mirë me stresin. Shmangni teprimin e kafeinës ose alkoolit,
të cilët mund të rrisin stresin. Ju mund të zëvendësoni përdorimin e kafeinës me çajra me efekte relaksuese.
Hidratimi: uji është i domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrin e trupit.
3. Aktiviteti fizik:
Aktivitetet si ecja, yoga ose ushtrimet aerobike mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit dhe përmirësimin e
humorit. Një ecje 10 minutëshe gjatë orarit të drekës tre herë në javë është të gjeni një mik për të ushtruar bashkë.
Kjo mund të rrisë motivimin dhe angazhimin.
Aktiviteti fizik rrit endorfinat, lehtësuesit natyralë të stresit në trup.
Gjithashtu qëndrimi në natyrë dhe ruajtja e një rutine të shëndetshme ndihmojnë në uljen e stresit dhe
përmirësimin e humorit. Koha e kaluar në hapësira të gjelbra, si parqe dhe kopshte, ul nivelin e kortizolit dhe
përmirëson presionin e gjakut.
4. Kujdesi për mendjen
Stresi shpesh ushqehet nga mendimet e tepërta. Për ta qetësuar mendjen:
Meditoni ose praktikoni joga: vetëm 10 minuta në ditë mjaftojnë për të sjellë qetësi.
Praktikoni frymëmarrje të thellë: ushtrimet e thjeshta të frymëmarrjes ulin presionin e gjakut dhe qetësojnë sistemin
nervor.
Shmangni mbingarkesën: mësoni të thoni “jo” kur nuk keni kohë apo energji. Vendosja e kufijve është një formë e
shëndetshme e vetëkujdesit.
5. Organizimi i kohës
Një nga burimet më të shpeshta të stresit është mungesa e planifikimit.
Vendosni prioritetet: jo gjithçka është po aq urgjente.
Krijoni listen tuaj te detyrave
Shpërndani detyrat kur është e mundur.
6. Krijoni një rutinë të shëndetshme: Kufizoni kohën para ekranit dhe mbingarkesën me informacion: Ekspozimi i
vazhdueshëm ndaj lajmeve dhe rrjeteve sociale mund të rrisë stresin, veçanërisht nëse është negativ. Vendosni kufij
për përdorimin e pajisjeve digjitale dhe bëni pushime të rregullta nga ekranet. Një mënyrë e mirë për ta arritur këtë
qëllim është të vendosni limitime në përdorimin e aplikacioneve të ndryshme në telefonin tuaj.
7. Delegoni detyrat dhe kërkoni ndihmë: Kur jeta bëhet rraskapitëse, mos hezitoni të delegoni detyra ose të kërkoni
mbështetje nga të tjerët. Kjo mund të zvogëlojë ngarkesën tuaj dhe të parandalojë akumulimin e stresit. Ndryshe nga
çka supozohet ndonjëherë, personat e dashur nuk hezitojnë të ofrojnë ndihmë kur është e nevojshme. Një shembull

I mirë është që kur ndjeheni të stresuar dhe nuk gjeni motiv për të përgatitur ushqim, kërkoni nga familjarët ose
edhe dikush nga shoqërija që të përgatise diçka për ju, ose planifikoni të vizitoni një restaurant.
8. Pushimet dhe relaksimi
Bëni pauza të vogla gjatë punës.
Dilni në natyrë, ecni në ajër të pastër.
Dedikoni kohë hobive që ju sjellin kënaqësi: lexim, muzikë, art, gatim.
9. Mbështetja emocionale
Bisedoni me miq ose familjarë për shqetësimet tuaja.
Nëse stresi bëhet i tepërt dhe i vazhdueshëm, kërkoni ndihmën e një psikologu ose mjeku.
10. Krijoni një rreth social me njerëz mbështetës: Biseda me miqtë, familjarët ose profesionistët e shëndetit
mendor ofron mbështetje të madhe emocionale. Lidhjet sociale ndihmojnë në zvogëlimin e efekteve të stresit.
Caktoni takime të shpeshta me shoqëri, ku mund të konsumoni pije dhe ushqim duke biseduar rreth situatës në të
cilën ndodheni.
11. Praktikoni mirënjohjen: Përqendrimi në aspektet pozitive të jetës, si gjërat për të cilat jeni mirënjohës, mund të
ndihmojë në ndryshimin e perspektivës suaj. Mbajtja e një ditari ku mund të shkruani falënderimet e juaja është një
mënyrë për të kultivuar të menduarit pozitiv, që ndikon në uljen e stresit.
12. Krijoni një ambient relaksues: Për të reduktuar stresin, organizoni hapësirën tuaj të jetesës ose të punës, duke
eliminuar rrëmujën dhe shtuar elemente qetësuese, si ndriçim të butë, muzikë relaksuese ose bimë. Kjo ndihmon në
krijimin e një ambienti të rehatshëm dhe paqësor. Njëkohësisht, të qenit i adaptueshëm ndaj ndryshimeve ose
sfidave ju lejon të gjeni zgjidhje të reja dhe të zvogëloni ndjenjat e frustrimit dhe ankthit. Fleksibiliteti në qasje
përballë sfidave forcon aftësinë për t’u përballur me situata të vështira.
13. Perdorni suplementet e duhura: NanoBrain

Pra:
Stresi është pjesë e natyrshme e jetës, por nuk duhet të lejojmë që të na kontrollojë. Duke kujdesur trupin dhe
mendjen, duke u organizuar më mirë dhe duke gjetur mënyra për relaksim, mund ta kthejmë stresin nga një barrë në
një motivues për zhvillim personal.

Kujto se stresi nuk zhduket plotësisht, por mund të menaxhohet duke i dhënë vetes kujdes dhe duke ndjekur
praktika të shëndetshme çdo ditë.

Categories
News

Eagle Biotech

Categories
News

Vitamina D Cfare eshte dhe cfare simpomash shkakton mungesa e saj

Vitamina D

Tek njerëzit Vitamina D është unike për shkak se ajo funksionon si një prohormone dhe për shkak se gjatë ekspozimit të diellit, trupi mund të sintetizojė atë. Masa e niveleve të serumit reflekton sintezë endogjene nga ekspozimi i diellit, si dhe konsum nga dieta dhe besohet se sinteza mund të kontribuojnë në përgjithësi për mirëmbajtjen e përqendrimeve të serumit adekuat. Provat tregojnë se sinteza e vitaminës D nga ekspozimi i diellit punon në një “feedback loop” që parandalon toksiciteti, por, për shkak të pasigurisë lidhur me rrezikun e kancerit nga rrezet e diellit, nuk ka rekomandime të nxjerra nga Instituti I Mjekesise për shumën e ekspozimit të diellit të nevojshme për të përmbushur kërkesat e vitaminës D. Prandaj për vitaminën D supozojnë se nuk ndodh sinteza dhe se gjithë sasia e vitaminë D të një personi është nga dieta e tyre (ushqimi).

Simptomat e mungesës së Vitaminës D

Simptomat kryesore janë dhimbja e kockave dhe dobësia muskulore. Megjithatë, mungesa e lehtë e saj jo domosdoshmerisht shoqërohet me simptoma. 

Sëmundjet skeletike – marrja e kalciumit duhet të shoqërohet me marrjen e Vitaminës D. Kjo është e nevojshme sepse Vitamina D nxit absorbimin e kalciumit në lukth dhe mban nivelin normal të kalciumit në gjakut bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt hipokalcemisë e cila mund të manifestohet edhe me konvulsione. 

Pamjaftueshmëria e Vitaminës D mund të çojë drejt hiperparatiroidizmit sekondarë i cili çon drejt rritjes së humbjes kockore, osteopenisë, osteoporozës, osteomalacisë dhe rritjes së rrezikut të frakturave. Dhënia e Vitaminës D së bashku me kalcium zvogëlon rrezikun e frakturave për deri 10-15%. 

Gjithashtu një avantazh tjetër i zëvendësimit të deficiencës së vitaminës D është parë në uljen e dhimbjes së gjunjëve dhe kërdhokullave. 

Çdo vit një në tre njerëz mbi moshën 65 vjeç përjeton një rrëzim i cili rezulton me 5.6% të jetë frakturë nga Vitamina D zëvendësimi i së cilës mund të luaj rol në parandalim. Në SHBA dhe Evropë >40% e popullatës mbi moshën 50 vjeç ka deficiencë të vitaminës D. 

Sëmundjet e muskujve -Ekzistojnë receptorë të Vitaminës D në muskuj të cilët japin efekt direkt në fortësimin e muskujve. Deficienca e rëndë e Vitaminës D shkakton miopati, e cila jep dobësim dhe dhimbje të muskujve. Zëvendësimi i kësaj Vitamine mund të përmirësojë komplet këto ankesa. 

Sëmundjet kardiovaskulare – Mungesa e Vitaminës D është shoqëruar me rritje të prevalencës së hipertensionit, hiperlipidemisë, sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës kardiake dhe insultit cerebrovaskulare. 

Infeksionet – Mungesa e Vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve të traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator si dhe urinar. 

Depresioni – Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbiveshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës. 

Gjithashtu në sëmundjet si skleroza multiple, epilepsia dhe tuberkulozi është parë të shoqërohen me mungesë të Vitaminës D. 

Diabetes mellitus – është parë që pacientët me nivel mbi 25 të Vitaminës D kanë për 43% rrezik më të vogël për të zhvillua diabetin se ata me vitaminë D nën 14. 

Vitamina D ka rol shumë të rëndësishëm në imunitetin e organizmit, alergjisë, apnesë së gjumit dhe uljen së kariesit dentar dhe mineralizmin e dhëmbëve. 

 

Categories
News

Vitamina B12 dhe rëndësia e saj

Vitamina B12 njihet ndryshe dhe si vitamina e Energjisë.

Ajo ndihmon në sintezën e AND-se, në prodhimin e qelizave të gjakut si dhe në formimin e nervave. Ajo është e rëndësishme për një sistem nervor dhe imunitar të shëndetshëm.

Metabolizmi ynë nuk do të funksiononte normalisht pa këtë vitaminë.

Vitamina B12 gjendet vetëm në produktet shtazore si mishi, veza, dhe produktet e qumështit. Rreth 15% e njërezve nuk marrin sasinë e nevojshme të vitaminës B12. Ata janë më shumë vegetarianët, personat me sëmundjen celiake të zorrëve ose sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me tretjen, ose mund të jetë një i rritur mbi 50 vjec.

Shenjat e mungesës së vitaminës B12 përfshijnë më shpesh:

  • lodhje trupore 
  • anemi,
  • rrahjet të shpeshta të zemrës 
  • mpirje ose djegie të ekstremiteteve
  • mungesë oreksi
  • nausea, konstipacion, etj.

Vitamina B12 ndodhet më shumë në produktet shtazore.

Kështu që nëse dieta përbëhet më shumë nga produktet bimore si frutat, perimet, fasulet dhe soja është rrisk për këtë deficiencë. Vegjetarianët që konsumojnë vezët dhe produktet e qumështit duhet së paku të konsumojnë një herë në ditë këto ushqime. Veganët që si përkufizim nuk përdorin asnjë produkt shtazor, si rrjedhojë duhet të marin suplemente me Vitamine B12 ose së paku të konsumojnë ushqime të pasura me Vitaminë B12 si: drithërat, qumështi jo shtazor dhe zëvendësuesit e mishit që mund të kenë nje përmbajtje të vogël me vitaminë B12, kështu që duhet parë mirë etiketa shoqëruese e tyre.

Duke u plakur stomaku prodhon më pak acid chlorhidrik i cili është i nevojshëm për absorbimin e vitaminës B12.  1 në 31 adultë mbi 50 vjec kanë mungesë të vitaminës B1.

Personat e moshuar gjithashtu shpesh kanë më pak oreks dhe  marrin sasi të vogël ushqimi ose janë nën mjekim me medikamente të ndryshëm, të cilat ulin përthithjen e Vitaminës B12.  Në fakt disa të moshuar humbin plotësisht aftësinë përthithëse ndaj vitaminës B12 që gjendet në ushqime kështu që i duhet ta marrin vitaminën B12 me suplemente ose kur këshillohet nga mjeku me injeksione.

B12 nuk është quajtur pa arsye vitamina e energjise. Marrja e pa mjaftueshme e Vitaminës B12 ul prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Disa nga simptomat e para të uljes së nivelit të Vit B përfshijnë lodhje, dobësinë trupore, marrje mendsh dhe vështirësi në të menduar. Problemi është se duke qënë shumë të paqarta këto simptoma jo cdo njeri i përjeton në të njëjtën formë. Dhe duke qënë se mund ti atribuohen cdo lloj gjendjeje shumë individë nuk mendojnë se duhen testuar. Nëse këto simptoma ju shqetësojnë për më shumë se disa javë është e nevojshme konsulta me një mjek.

Disa mediamente ulin përthithjen e vitaminës B12. Sipas marrja e  medikamenteve të quajtur frenues teë pompës protonike për më shumë se dy vite lidhet në 65% të rasteve me deficite të vitaminës B12. Gjithashtu pacientët diabetikë që përdorin metforminë, kanë mungesë të Vitaminës B si rezultat I mospërthithjes.  Nëse merrni këto mjekime rregullisht duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për hapat ë nevojshëm në mënyrë gë te mbroni veten tuaj.

 Simptomat si humbje të kujtesës, disorientim dhe vështirësi për të menduar mund të cojnë në një diagnostikim të gabuar pasi ngjajnë me simptoma të disa sëmundjeve të tjera si prsh Demenca. Sipas studimeve në 75% të rasteve të sëmurët me deficiencë të vitaminës B12 gjithashtu edhe demencë. Rekomandohet që të gjithe individët me humbje të paqarta konjutive duhet të testohen për deficit të Vitaminës B12.

Ushqime të pasura me Vitaminë B janë: mishi i vicit, gjeli i detit, pula, midhjet dhe salmoni. Këto ushqime quhen ndryshe dhe ushqime “superstar” të pasura me vitaminë B12. Një racion prej secilit përmbush afër ose më shumë se 100% të nevojave ditore të rekomanduara (2,4 mcg për meshkujt mbi 14 vjec dhe 2,6 deri 2,8mcg për femrat shtatzënë dhe në laktacion). 

Vezët (0,6mcg për cdo vezë , përmbush 10% të nevojës ditore) dhe qumështi (1,2mcg për gotë, 18% të nevojave ditore) janë gjithashtu burime solide me vitaminë B12.

Ushqimet e fortifikuara dhe suplementet me vitaminë B12 mund të ndihmojnë veganët, vegetarianët, të moshuarit dhe ata që nuk mund të përthithin në mënyrë natyrale Viaminën B12 . Kur përthithja është një problem rritja e konsumit të ushqimeve me vitaminë B12 mund të mos zgjidhë problemin.

Në këto raste është e rekomandueshme marrja e formës sintetike të vitaminës B12 dhe ushqimeve të fortifikuara me vitaminë si dritherat shumica e të cilëve plotësojnë 100% të nevojave ditore

Pijet alkolike rrisin mungesën e Viatminës B.

Anemia Pernicioze vjen si rezultat i mungesës së vitaminës B12.

Kjo anemi ndodh kur në stomak mungon një faktor i quajtur Faktori Intrisek I Castle që është një glikoproteinë që ndihmon në transportimin dhe përthithjen e Vitaminës B në

zorrën e hollë. Anemia pernicioze mund të jetë pasojë e një shkaku autoimun, i një problemi me mukozën e stomakut ose dhe një sëmundje kongenitale e cila është e trashëguar. Trajtimi zakonisht bëhet me injeksione të vitaminë B12 intramuskulare, të kombinuara me suplemente.

Duke qënë se trupi ka depozita me vitaminë B12 per afro 3 deri në 5 vjet simptomat e para të mungesës së saj zakonisht fillojnë ngadalë dhe rriten gradualisht keështu që është e vështirë dallimi i tyre. Mbas fillimit të një lodhjeje, mjegullime në mendime dhe dobeësie fillojnë mpirja dhe diegjet e ekstremieteve, depresioni, paranoja, dhe ndonjëherë dhe halucinacionet. Kur simptomat shfaqen dhe kur shfaqen, varet dhe nga mënyra si krijohet mungesa. Psh: keqthithja e vitaminës B12 lejon që një sasi e reduktuar e vitaminës të thithet kështu qeë simptomat vinë me ngadale, kurse mungesa e saj totale në ushqim zhvillon më shpejt shenjat.

B12 luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha janë të rëndësishme për një sistem imunitar funksional. Jo vetëm mungesa e vitaminës B12 ul funksionin imunitar por dhe disa sëmundje imune mund të çojnë në deficit të vitaminës b12. Sëmundia e Grave për shembull është nië sëmundie autoimune e cila shkakton hipertireozë, e cila e lidhur me aneminë pernicioze con më tej në mungesë të vitaminës B12.

Njërëzit që kanë probleme gastrointestinale janë në risk të lartë për mungesën e vitaminës B12 sepse problemet e tretjes mund të shkaktojnë përthithje më me vështirësi të saj. Ata me probleme të kolonit si colitis, sëmundjen e chronit, sëmundje inflamatore të zorrës, diabetikët janë në risk të madh. Nëse ju vuani prej një nga këtyre sëmundje flisni me mjekun tuaj mbi mundësinë e suplementeve apo injeksioneve me vitaminë B12 sepse edhe ushqimet më të pasura me vitaminë duke gënë se keni probleme me thithjen nuk do ta zevendesojne atë.

Të të porsalindurit deficiti i vitaminës B12 është shumë serioz sepse mund të cojë në simptoma si anemi, probleme të lëvizjes, vështirësi në rritje në gjatësi dhe peshë të cilat mund të jenë në disa raste edhe fatale. Nivele të ulta të vitaminës B12 tek infantët janë të rralla por mund të ndodhin nëse bebi është ushqyer me një dietë pa mish dhe produkte shtazore ose kur nëna është vegane dhe ushqimi i vetëm i bebit është qumështi i gjirit. Suplementet me vitaminë B12 gjatë periudhës prenatale mund ta parandalojnë këtë deficit ne fëmijë. Shenjat e dukshme janë zbehje dhe zverdhje të lëkurës, gjuhë të shkëlqyer dhe ulcerime në gojë.

 Zbehja dhe zverdhja e lëkures, ulcerimet në mukozën e gojës, gjuhë e fryrë e kuqe dhe e shkëlqyeshme, të gjitha këto janë shenja të dukshme të deficitit të vitaminës B12. Këto shenja mund të fillojnë të duken vetëm disa vite pas fillimit të deficitit. Takikardia, palpitaciene, gjakderdhje në lëkurë dhe mukoza, infeksionet e shpeshta, lodhje dhe dobësi trupore jane gjithashtu simptoma te një deficiti të zgjatur prej vitesh. Por jo të gjitha këto shenja mblidhen menjëherë te i njëjti individ, ato fillojnë ngadalë dhe është e vëstirë njohja e tyre. Mund të shkaktojë dëmtime permanente. Deficiti i vitamines B12 që persiston prej vitesh mund të shkaktoje dëmtime neurologjike permanente teë parikthyeshme,

humbje të kujteseës, disorientim dhe pamundësi neë përqëndrim.

Në efekt tjetër permanent përfshin dëmtimin e nervave, pagjumësinë, disfunksionin erektil, gjithashtu edhe vështirësi në kontrollin e vezikës urinare dhe të zorrës së trasheë. Shumë nga këto simptoma nëse kapen herët mund të korigjohen me marrjen e vitaminës B12.

Categories
News

Vitaminat dhe rëndësia e tyre!

Vitaminat dhe rëndësia e tyre!

Vitaminat janë disa përbërës natyralë prezent në pothuajse të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasira të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit, përfshirë rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.

Shkencëtari polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) përdori për herë të parë termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij të disa përbërësve thelbësorë në ushqime që janë themelore në mirëmbajtjen e shëndetit. Fjala ‘vitamin’ vjen nga fjala latine “Vita”(jetë) dhe termi biokimik amine (përbërësit nitrogjenikë). Por jo të gjitha vitaminat përmbajnë nitrogjen.

Trupi ynë përdor vitaminat çdo ditë gjatë proçeseve biokimike normale jetësore. Marrja e vitaminave nga ushqimet, ndihmon në lëshimin e energjisë nga trupi ynë dhe në proçeset e rritjes dhe rigjenerimit të indeve.

Vitaminat jane klasifikuar ne Vitamina A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.

Vitaminat e grupit B perfshijne: Thiamina (B1), Riboflavin (B2), Niacine (B3), Acid Pantothenic (B5), Pyridoxina (B6), 

Vitaminat janë të ndara në dy grupe: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë.

Të tretshme në ujë (vitamina C dhe B komplex) janë lehtësisht të absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mund të ruajë apo të akumulojë vitaminat e tretshme në ujë kështu që marrja e tyre ditore është e domosdoshme për të plotësuar nevojat. Vitamina B12 bën përjashtim nga ky rregull. Nqs marrja e saj ka qënë e menjëhershme mëlçia mund ta ruajë atë për disa muaj.

Vitaminat e tretshme në yndyrna (A, D, E dhe K) mund të ruhen në mëlci për një kohë të gjatë kështu që marja e tyre per nje kohe te gjate mund te shkaktoje akumulim.

Ne disa raste vitaminat mund te sintetizohen nga trupi I njeriut

Vitamina K është prodhuar nga disa bakterie të pranishme në organizmin e njeriut (mikroflora). Fëmijët e porsalindur nuk e kanë këtë lloj bakterie prandaj ato kërkojnë marrjen e vitaminës K derisa kjo bakterie të fillojë të rritet.

Gjithashtu, vitamina D dhe niacina B3 mund të prodhohen nga organizmi, por në sasira të vogla. Kështu që sërish lind nevoja e marrjes së tyre nga rrugë të jashtme.

Vitaminat ndihmojnë në konvertimin e ushqimeve në energji të cilën trupi e ka të nevojshme për të qëndruar ngrohtë, aktiv dhe i shëndetshëm. Kështu që njerëzit që marrin një dietë të pabalancuar mundet të vuajnë nga lodhja dhe infeksione të shpeshta virale dhe bakteriale prandaj marrja e vitaminave dhe elementëve të tjerë mundet të ndihmojë në ruajtjen e energjisë së nevojshme.

Vitaminat nuk kanë vlera kalorike dhe nuk janë burim enegjie, sidoqofte vitaminat ndihmojnë trupin të perdori ose të lëshojë enegjinë prezente në ushqime. Disa vitamina mundet të kenë një mbulese sheqeri e cila mund të japi 1calori ose maksimum 2

Kur rekomandohet marrja e vitaminave? 

Krahas dietës së shëndetshme e cila rekomandohet për çdo grup-moshe, janë disa stade të jetës gjatë të cilave mjeku rekomandon që të shtohet sasia e vitaminave që merren nga goja:

  • Për adultët mbi 50 vjeç, rekomandohet marrja e vitaminës B12, ose të shtohen në dietë produkte ushqimore që kanë në përmbajtje të tyre vitaminën B12.
  • Për adultët ose personat që kanë një lëkurë të errët dhe nuk marrin as minimalisht 15 minuta rreze dielli në ditë, duhet të marrin vitaminën D ose të shtojnë në dietën e tyre produkte ushqimore që kanë në përmbajtje të tyre vitaminën D.
  • Për gratë shtatëzëna ose që planifikojnë të kenë fëmijë së shpëjti, këshillohet që të marrin acid folik.

Kërkimet provojnë se acidi folik është veçanërisht i domosdoshëm për fetusin gjatë 30-60 ditëve pas fekondimit. Ai pakëson riskun e dëmtimeve të lindjes përfshi spina bifida dhe anencephali. Madje që të parandalohen këto dëmtime, ekspertët rekomandojnë marrjen e nutritientëve të paktën tre muaj përpara fekondimit. Gratë shtatzëna dhe fëmija i tyre janë veçanërisht të riskuar nga përdorimi i ushqimeve vegjetariane (pa mish, vezë, qumësht).

Studimet kanë treguar se të dy, nëna dhe fëmija, shpesh vuajnë nga anemia dhe mosrritja e kockave si defiçencë e vitaminës B12 që nuk e kanë marrë gjatë shtatzënisë.

Përdorimi i disa medikamenteve mund të prishë balancën vitaminike në organizëm duke ndryshuar mundësinë e absorbimit, përdorimit apo ruajtjes së vitaminave. P.sh. kontraceptivët oralë reduktojnë acidin folik , neomicina dhe kolestiramina prekin vitaminën B12, metformina con ne mosperthithjen e vitamise B etj…

Keshillohuni me mjekun dhe farmacistin Tuaj per perdorimin e Vitaminave